Bookmark or Share:

Njoftime pėr Shtyp

 
Gjatė verės sė vitit 2009, Fidanishtja Bruka pret tė eksportojė tė paktėn gjashtė kontenierė me shalqi pėr nė Britaninė e Madhe, si pjesė e periudhės provė pėr tė hyrė nė zhinxhirin global tė vlerės. Programi AAC i USAID-it ėshtė duke lehtėsuar negociatat midis kompanisė dhe zinxhirit tė tregjeve nė rajon.

Fermerėt shqiptarė bėhen furnizues pėr shitėsin me pakicė mė tė madh nė botė

DIVJAKĖ, 16 qershor 2009     Me asistencėn e USAID-it, njė grup fermerėsh pėrparimtarė tė udhėhequr nga "Fidanishtja Bruka" po furnizojnė me shalqi pėr konsum individual (me peshė 2 kg) rrjetin e supermarketeve ASDA,  qė ėshtė dega Britanike e Wall-Mart, zinxhirit  tė shitjes me pakicė mė  madh nė botė. 

Programi i USAID-it pėr Konkurrueshmėrinė e Buqėsisė Shqiptare ndihmoi nė lidhjen fillestare tė kontakteve midis Fidanishtes Bruka dhe ASDA Supermarket; gjithashtu, programi  asistoi nė pėrzgjedhjen e varietetit tė duhur tė shalqinit pėr tė furnizuar tregun Britanik, krijoi mundėsi pėr anėtarėt e Shoqatės Divjaka ‘07 tė arrijnė standardet europiane, si dhe tė siguroi drejtimin nga afėr tė logjistikės sė  tregtimit.  

Kjo arritje u festua nga z. Josif Gorrea, Drejtori Administrativ i Fidanishtes Bruka dhe Roberta Mahoney, Drejtoreshė e Misionit tė USAID-it pėr Shqipėrinė, me njė ceremoni pėrshėndetjeje nė dėrgesėn e kontenierin tė dytė, mė datė 16 qershor 2009.

Gjatė ceremonisė, e cila u zhvillua nė repartin e amballazhimit tė Fidanishtes Bruka , Z. Gorrea vlerėsoi ndihmėn e dhėnė nga USAID-i. “Ndihmesa e USAID-it nuk ėshtė vetėm njė pėrfitim pėr shoqatėn e fermerėve, por pėr tė gjithė fermerėt dhe tregtarėt e Shqipėrisė, tė cilėt tashmė e dinė qė ėshtė e mundur tė plotėsojnė kėrkesat e tregjeve botėrore”- tha Z Gorrea. “Gjithashtu, importues nga Komuniteti Europian janė bėrė me dije qė Shqipėria ėshtė e aftė tė jetė furnizues i besueshėm i produkteve cilėsore”.

Drejtoresha e USAID-it shpjegoi qė nėpėrmjet Programit tė Konkurrueshmėrisė sė Buqėsisė Shqiptare, USAID-i do mbėshtesė disa produkte nė zinxhirin e vlerave, tė cilat janė strategjike pėr zhvillimin ekonomik. Ms. Mahoney pėrgėzoi fermerėt dhe tregtarėt, tė cilėt morrėn pjesė nė kėtė  negociatė. “USAID ėshtė krenar qė ėshtė partner me sipėrmarrės aktivė dhe innovatorė, tė cilėt investojnė nė buqėsi; ne do tė vazhdojmė tė mbėshtėsim pėrpjekje tė tilla,” tha Mahoney.  

Gjatė verės sė vitit 2009, Fidanishtja Bruka pret tė eksportojė tė paktėn gjashtė kontenierė me shalqi pėr nė Britaninė e Madhe, si pjesė e objektivit tė synuar, si dhe tė futet nė zinxhirin global tė vlerave. Programi AAC i USAID-it ėshtė duke ndihmuar negociatat midis kompanisė dhe zinxhirit tė tregjeve nė rajon.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk